2 Gusht 2024, 22:09
Nga I.A
Petro Gjikuria
HIMARË- Kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë Himarë, Petro Gjikuria ka mbyllur fushatën, duke shpalosur para banorëve programin dhe premtimet e tij, pas fitores në zgjedhjet e së dielës, 4 gusht. Gjikuria theksoi se në gjendjen që ndodhet sot Himara është tragjike, pasi pas 12 viteve duhet premtuar prap ujë dhe rrugë, pasi mungojnë tërësisht investimet minimale në zonë.
Në fjalën e tij përmbyllëse, Gjikuria u shpreh se si kryebashkiak i ardhshëm, ai do të qeverisi me përkushtim dhe ndershëmri dhe do të ketë bashkëpunim me çdo faktor politik apo social-ekonomik për interesin e Himarës dhe banorëve të saj.
"Nuk e merr dot, po nuk qe mik i pushtetit, po nuk e shite tokën, po nuk e dhe për ndërtim te miqtë e pushtetit. Të nderuar miq, jam sot në këtë garë jo për veten time jo për hallet e mia por për të dhënë kontributin tim që sëbashku me ju të ndryshojmë Himarën, të ndryshojmë çdo gjë për mirë. Sot dua të shpalos tre shtyllat kryesore të qeverisjes sime si kryetar: Qeverisje me përkushtim dhe ndershmëri Qeverisje për komunitetin dhe në bashkëpunim me komunitetin
Bashkëpunim me këdo faktor politik apo social-ekonomik pa përjashtim për interesin e Himarës dhe të banorëve të saj
Himara, sot më shumë se kurrë ka nevojë për investime infrastrukturore, rrugë nëpër fshatra, ujë në çezmat e shtëpive, pastërtim hapësira publike të sistemuara, parqe, sheshe pushimi dhe shlodhje për fëmijë dhe pleq. Kanalizime, sistemime të tokave bujqësore, investime për blegtorinë dhe plazhe publike falas. Në Kuç gjatë këtyre takimeve më kanë thënë një shprehje që ujin e dëgjojmë por nuk e shohim me sy, e dëgjojmë kur gurgullon në përronj por në çezma nuk kemi. Kjo në vitin 2024 është tragjike. Tragjike që zona e Lumit të Vlorës të ketë të tilla mungesa dhe zero investim në infrastrukturë nëpër fshatra.
Nuk arrij të besoj se pas 12 viteve premtokemi të njëjtat gjëra, ujë, rrugë. Kjo gjendje duhet ndryshuar urgjentisht. Këtë ndryshim bashkë me ndihmën tuaj dhe me angazhimin tim maksimal shumë shpejt do t’i bëjmë të mundura me ndershëmri dhe përkushtim duke u dhënë të gjitha problemeve thelbësore zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme. Tu japim mundësi himariotëve që jetojnë jashtë që të kthehen dhe të investojnë këtu t’i stimilojmë të hapin biznese në tokat dhe shtëpitë e tyre.
Fokusi im do të jetë edhe zhvillimi i biznesit të vogël, dhënia e lejeve të ndërtimit për çdo himarjot. Lehtësimi i procedura burokratike në bashki dhe asistencë ligjore e them prap asistencë ligjore për banorët e Himarës. Himariotë unë e di që problemi më i madh është prona. Edhe unë si ju kam të njëjtin problem. Edhe unë jam i lidhur shpirtërisht si ju me pronën," tha Gjikuria.
petro gjikuria
Politike
2 Gusht 2024, 20:48
S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje ditën e sotme qytetarëve të Himarës...
Politike
2 Gusht 2024, 20:37
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve ...
Politike
2 Gusht 2024, 20:37
S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen skandaloze që ndodhi pak orë më pa...
Politike
2 Gusht 2024, 16:58
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Mësohet se SP...
Politike
2 Gusht 2024, 15:41
I.A
Vangjel Tavo
HIMARË- Kandidati socialist Vangjel Tavo ka deklaruar se propozimin për rivalin e tij në Himarë Petro Gjiku...
Politike
2 Gusht 2024, 15:18
I.A
Vangjel Tavo dhe Edi Rama
HIMARË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Himara është e himarjotëve, duke bërë fushatë...
Politike
2 Gusht 2024, 14:41
N.F
Materialet
HIMARË- Ditën e dielë qytetarët e Himarës do të shkojnë edhe një herë drejt qendrav...
Politike
2 Gusht 2024, 14:17
r.ll
himara
HIMARË- Në kohë normale, zgjedhjet në një bashki të vogël shqiptare nuk do të tërhiqnin aq vëmendj...
Politike
2 Gusht 2024, 12:45
r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka dorëzuar ditën e sotme në SPAK d...
Politike
2 Gusht 2024, 12:04
r.ll
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta pas denoncimit të Partisë Demokratike, se ai dhe familjarët e tij kanë përfi...