Politike

Të dielën zgjedhjet e pjesshme në Himarë, KQZ dërgon materialet për 36 qendrat e votimit, nesër heshtje zgjedhore

Sot është dita e fundit e fushatës, ndërsa nesër do të jetë heshtje zgjedhore. Në Bashkinë e Himarës do të kryhet vetëm identifikimi elektronik, ndërsa qendrat e votimit do të jenë të pajisura me kamera sigurie.

2 Gusht 2024, 14:41 Nga N.F

 

Të dielën zgjedhjet e pjesshme në Himarë, KQZ dërgon
Materialet

 

HIMARË- Ditën e dielë qytetarët e Himarës do të shkojnë edhe një herë drejt qendrave të votimin për të përzgjedhur kyetarin e tyre të ri të Bashkisë. Ndërkohë sot dy ditë para zgjedhjeve KQZ ka dërguar materialet zgjedhore në Himarë.

Sot është dita e fundit e fushatës, ndërsa nesër do të jetë heshtje zgjedhore. Në Bashkinë e Himarës do të kryhet vetëm identifikimi elektronik, ndërsa qendrat e votimit do të jenë të pajisura me kamera sigurie.

"Në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor, baza materiale për 36 qendrat e votimit u dërgua ditën e sotme nga KQZ Shqiperi në bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme. Së bashku me kutitë e votimit, fletët e votimit dhe dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, u dërguan edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI), kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit, kamerat regjistruese/monitoruese që vendosen në tavolinat e numërimit të votive (VNV). KQZ ka menduar edhe për zgjedhësit që nuk shikojnë, duke siguruar shabllonin e fletës së votimit me alfabetin Braille në çdo qendër votimi", shkruan KQZ në një postim në rrjetet sociale. 

Materialet zgjedhore do të shpërndahen drejt 36 qendrave të votimit gjatë orëve të para të ditës së dielë, në mënyrë që të gjithë qendrat e votimit të jenë gati për qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës në datën 4 gusht 2024.

Qytetarë të Himarës do të kenë mundësi të hedhin votën e tyre në kutitë e votimit mes kanditatit të Ramës, Vangjel Tavos dhe kanditatit të opozitës, Petro Gjikurisë.

zgjedhjet e pjesshme ne himare kqz

Sondazh

Poll