Politike

Tavo në Himarë: Propozimin për Gjikurinë e kam të sinqertë, Himara është e të gjithëve

Po ashtu Rama nga krahu tjetër theksoi se kur vendosi për Tavon si kandidat tha se donte të kishte një njeri dhe një partner për të bërë punët.

2 Gusht 2024, 15:41 Nga I.A
Tavo në Himarë: Propozimin për Gjikurinë e kam të
Vangjel Tavo

HIMARË- Kandidati socialist Vangjel Tavo ka deklaruar se propozimin për rivalin e tij në Himarë Petro Gjikuria, që të bëhet nënkryetar i bashkisë e ka me sinqeritet. Duke folur gjatë një takimi elektoral në Himarë, Tavo tha se Himara është e të gjithë personave që duan të punojnë, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Po ashtu Rama nga krahu tjetër theksoi se kur vendosi për Tavon si kandidat tha se donte të kishte një njeri dhe një partner për të bërë punët.

Pjesë nga biseda:

Tavo: Propozimi për rivalin ishte me sinqeritet. E konsideroj të nevojshëm për Himarën bashkëpunimin për Himarën me stafin e tij, ti bashkohen programit tonë. E them me sinqeritet dhe nuk ka pse ti ngelet qejfi nga ne. Himara është e të gjithëve e të majtëve e të djathtëve, pa ngjyrë. Kushdo që do ta zhvilloj Himarën, është i mirëpritur.

Rama: Dy Vangjel janë këtu. Ça ti bëjmë ne që kemi Vangjelin e duhur. Vangjel për Vangjel. Sinqerisht që është kështu për të gjitha. Shqiptarin tënd nuk e ke në rregull. Nuk ta bën atë punë. Zgjidh shqiptarin e duhur. Shikoje si mushkën që do ngarkosh. Do të ngelen drutë aty. Edhe i kapin drutë dhe rrahin njëri tjetrin. Të kanë ngelur drutë në oborr vëlla.

Tavo: Edhe kundërshtarët tanë pranojnë se puna që është bërë këtu ka qenë madhështore. Puna e Gjergjit ka qenë e mirë. E kanë pranuar të gjithë.

Rama: Për veten time ta kam thënë, flisnim, të kam thënë dua të kem një njeri dhe një partner për të bërë punët, pastaj se çfarë kemi pasur ne i zgjidhim kur të na vijë koha për të ulur për të pirë kafe në mëngjes. Në këtë pikë jam super besim plotë se me ty këtu dhe me të tjerët, pavarësisht se nuk është një mandat i plotë do bëjmë tre-fishin. Ju falënderoj shumë të gjithëve. Respekte.

vangjel tavo edi rama

Sondazh

Poll