Politike

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të narko-komisar Qatos, i cili si një bandit i vërtetë goditi qytetarin protestues

Me një video nga protesta e banorëve të zonës, shfaqet drejtuesi i Policisë Rrugore Altin Qato teksa godet me shuplakë një të ri.

2 Gusht 2024, 20:37 Nga S.B
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen skandaloze që ndodhi pak orë më parë në aksin Thumanë-Kashar. Me një video nga protesta e banorëve të zonës, shfaqet drejtuesi i Policisë Rrugore Altin Qato teksa godet me shuplakë një të ri.

Berisha shprehet se dënon aktin banditesk të Qatos, dhe se ky akt kriminal sipas tij do të marrë ndëshkimin e merituar.

Fjala e plotë:

Të dashur miq, çdo e drejtë ka një çmim, çdo e drejtë kërkon një sakrificë.

Fermerët e Maliqit po e bëjnë atë, qytetarët e Thumanës po e bëjnë atë.

Ndaj dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD.

Dënoj sot me forcën më të madhe aktin banditesk të narko-komisar Qatos, i cili si një bandit i vërtetë goditi qytetarin që protestonte, që solidarizohej me protestën me të drejtë.

Me këtë rast, i them Edvin Gjipesë, se narko-komisari Qato ka fytyrën tënde, karakterin dhe moralin tënd.

Jeni turpi i dheut që të dy.

Garantoj narko-komisarin se për atë akt kriminal do marrë ndëshkimin që meriton.

Dhe se drejtësia vonon, por nuk harron.

sali berisha pd altin qato

Sondazh

Poll