Art&Argëtim

Rrahja brutale e Medi Isenit/ Reagon Stresi: Keni sharë gjithë Kosovën e Shqipërinë, mos doni t'ju presim me duartrokitje?

Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn.

2 Gusht 2024, 16:32 Nga S.B
Rrahja brutale e Medi Isenit/ Reagon Stresi: Keni sharë gjithë
Noizy, Medi dhe Stresi

PEJË- Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme ku personazhi i njohur i TikTokut Medi Iseni u dhunua brutalisht në një klub nate në Pejë. Iseni pas ngjarjes ka akuzuar reperët e njohur Noizy dhe Stresi, duke thënë se ishin ata të cilët e dhunuan dhe madje thurën dhe planin duke e prerë në besë.

Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn. Më tej akuzat vijojnë për prerje në besë ndaj Stresit. Sipas të dhunuarit ka qenë Stresi ai i cili e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Pas akuzave Stresi me një postim në InstaStory të cilin e fshiu pas disa orësh, mohon çdo akuzë lidhur me ngjarjen. Stresi shkruan: Ne e kemi parë ngjarjen por as unë as ai nuk të ka prekur me dorë dhe këtë e keni të vërtetuar. Nipat janë rritur, nuk duruan eskaloi situata sepse ju keni sharë gjithë Kosovën e Shqipërinë.

Rrahja brutale e Medi Isenit/ Reagon Stresi: Keni sharë gjithë
Stresi

Më tej Stresi i uron shërim të shpejtë Isenit duke shtuar: Mos e merr me stres. Unë do bëj çdo lojë me arrit te ai që më preku familjen, ç’lidhje ka besa këtu idiota.

medi hiseni stresi noizy peje tiktok

Sondazh

Poll