Art&Argëtim

Noizy me shokët dhunuan personazhin e "TikTok"-ut/ Medi Iseni akuzon Stresin, nxjerr bisedat me reperin: M'ka pre në besë, bravo të qoftë Arkimed

Pas publikimit të lajmit për sherrin, Iseni përmes një postimi në InstaStory ku ka hedhur akuza ndaj reperit Stresi, duke pretenduar se ky i fundit e ka prerë në besë.

2 Gusht 2024, 13:06 Nga r.ll
Noizy me shokët dhunuan personazhin e "TikTok"-ut/ Medi Iseni
noizy, medi iseni, stresi

PEJË- Mediat në Kosovë raportuan ditën e djeshme se personazhi i TikTok, Medi Iseni është dhunuar me doreza hekuri nga Noizy dhe 7 shokë të tij në një klub nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Pas publikimit të lajmit për sherrin, Iseni përmes një postimi në InstaStory ku ka hedhur akuza ndaj reperit Stresi, duke pretenduar se ky i fundit e ka prerë në besë.

“E vertet osht mkan pre ne bes, ja biseda shine vet…!!!! isha vet i dyti kurse ata mbi 8 veta te pregaditur me arm”, shkruan Medi Iseni.

Noizy me shokët dhunuan personazhin e "TikTok"-ut/ Medi Iseni

Në një postim tjetër shtoi: “Bravo të qoftë ty Arkimed, ky ishte plani këtij prej fillimi deri në fund. Kjo video dhe bisesa është mbasi e mbylli koncertin duke më thirrur me stil në backstage dhe aty ishin të gjithë të përgatitur.”

Noizy me shokët dhunuan personazhin e "TikTok"-ut/ Medi Iseni

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Shkodra Nikçi pas konfliktit në Pejë deklaroi se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin. Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin. Medi Iseni është shoku i Kozakut dhe ka pasur përplasje e ofendime me reperin Noizy.

stresi noizy medi iseni

Sondazh

Poll