Politike

Berisha: Maduro i Tiranës po pret të përsërisë skenarin e Venezuelës, por ne nuk do e lejojmë! Të marrim fatin në duart tona

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Maduro i Tiranës po pret të përsërisë skenarin e Maduros së Venezuelës.

1 Gusht 2024, 21:15 Nga N.F
Berisha: Maduro i Tiranës po pret të përsërisë skenarin
Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështësve të mbledhur poshtë ballkonit. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Maduro i Tiranës po pret të përsërisë skenarin e Maduros së Venezuelës.

Ai shtoi se me guxim, nder dhe dinjitet i fton ata në betejë për sakrifica për krijimin e qeverisë teknike dhe për zgjedhje të lira. Berisha theksoi se duhet betejë pa ndalim gjer në fitoren përfundimtare të PD-së, opozitës dhe të qytetarëve shqiptarë.

Fjala e Berishës:

Ndaj dhe unë përsëris thirrjen time për çdo qytetar shqiptar, të mos lëmë fatin tonë në duart e një plaçkitësi, në duart e një antishqiptari, në duart e një njeriu që nuk ka komb, nuk ka atdhe, nuk ka nder, nuk ka dinjitet, nuk ka moral, por të marrim fatin në duart tona. Maduro i Tiranës po pret të përsërisë skenarin e Maduros së Venezuelës. Por guximi, nderi dhe dinjiteti ynë na fton të gjithëve në betejë për sakrifica.

Për krijimin e qeverisë teknike. Për zgjedhje të lira. Për ndryshimin e pushtetit. Fitoren e opozitës.
Ndaj dhe ju ftoj të mobilizojmë çdo forcë, të bisedojmë me çdo qytetar, të bëjmë gjithçka për të pushtuar mendjen dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë. Për të dalë në një betejë pa kthim dhe pa ndalim. Betejë pa ndalim gjer në fitoren përfundimtare të PD-së, opozitës dhe të qytetarëve shqiptarë. Betejë e kombit shqiptar. Fitoren e tij, fitoren e Shqipërisë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!

berisha rama

Sondazh

Poll