Art&Argëtim

Cardi B kërkon divorcin nga Offset, reperja kapet "mat" me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Që nga fillimi i martesës së çiftit, ka pasur thashetheme se Offset e ka tradhëtuar reperen disa herë.

1 Gusht 2024, 15:53 Nga S.B
Cardi B kërkon divorcin nga Offset, reperja kapet "mat" me barkun
Cardi dhe Offset

SHBA- Çifti i njohur Cardi B dhe Offset, janë ndarë përsëri por kësaj here me një hap akoma më të madh. Cardi bëri kërkesë për divorc nga burri i saj të mërkurën, konfirmoi përfaqësuesi i saj për Page Six.

Përfaqësuesi nuk dha detaje shtesë, por informoi se Cardi po kërkon kujdestarinë kryesore të fëmijëve të tyre. Që nga fillimi i martesës së çiftit, ka pasur thashetheme se Offset e ka tradhëtuar reperen disa herë.

Cardi dhe Offset kanë një vajzë së bashku, Kulture, 5 vjeç dhe një djalë, Wave, 2 vjeç. Ka pasur gjithashtu spekulime se ajo është në pritje të një fëmije të tretë - por Cardi nuk e ka konfirmuar publikisht se është shtatzënë, ose nuk e ka pranuar spekulimin.

Cardi B kërkon divorcin nga Offset, reperja kapet "mat" me barkun
Cardi B

Sidoqoftë TMZ ditën e sotme publikoi një foto të reperes teksa fshihej përmes disa çadrave, ku në një moment fotografohet me barkun e rrumbullakosur.

Offset dhe Cardi u martuan në shtator të vitit 2017. Por ata janë ndarë disa herë gjatë martesës duke përfshirë në vitin 2020, kur Cardi fillimisht paraqiti kërkesën për divorc, por më pas u pajtua me të shoqin.

cardi b offset

Sondazh

Poll