Aktualitet

Porositi vrasjen e shqiptarit, kapet duke u arratisur nga italia 67 vjeçarja

8 Mars 2019, 13:52 Nga DOSJA
Porositi vrasjen e shqiptarit, kapet duke u arratisur nga italia 67

ITALI- 47-vjeçari shqiptar Astrit Lamaj, trupi i të cilit u gjet i murosur pak kohë më parë në një vilë antike në provincën e Milanos, është vrarë me porosi të ish-të dashurës nga katër shtetas italianë, të cilët u arrestuan nga policia në Muggio.(Lexo këtu) Gruaja 67 vjeçare, kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarit për motive pasioni, pas ndërprerjes së lidhjes mes tyre, por dhe si hakmarrje për grabitjen e disa objekteve të çmuara që i përkisnin asaj.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, policia investigative e Monzës, Ennas, Caltainisettas e Genovas kanë ekzekutuar urdhër arrestin e lëshuar nga prokuroria e Monzës ndaj 4 shtetasve italianë të akuzuar si autorë të krimit e për fshehje të kufomës së shqiptarit Astrit Lamaj, trupi i të cilit u gjet i murosur më 15 janar të 2019 gjatë restaurimit të një vile në komunën Senago në provincën e Milanos.

Sipas policisë ish e dashura e tij italiane ka paguar 6 persona për të vrarë Astrit Lamaj.

Teksa është përpjekur të largohet nga territori italian përmes aeroportit të Genovas, 67 vjeçarja italiane është arrestuar nga policia, ku pritet që në ditët në vazhdim, gjykata të japë masën për shtetasen e sipërpërmendur.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i italianes astrit lamaj itali vrasja e shqiptarit arrestimi i italianes astrit lamaj itali vrasja e shqiptarit

Sondazh

Poll