Politike

Ervin Hoxha iu bashkua kabinetit qeveritar si ministër i Brendshëm, Dallandyshe Bici rikthehet në drejtimin e IKMT-së

Në vend të Dallëndyshe Bicit në krye të ASHK-së ështe emëruar Lorena Goxhabelli.

31 Korrik 2024, 10:03 Nga r.ll
Ervin Hoxha iu bashkua kabinetit qeveritar si ministër i Brendshëm,
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në kongresin e PS të dielën lajmëroi ndryshime dhe lëvizje si në parti dhe në qeveri.

Së fundmi Rama ka firmosur ndryshime të reja, duke rikthyer në krye të IKMT-së, Dallëndyshe Bicin. Në vend të Dallëndyshe Bicit në krye të ASHK-së ështe emëruar Lorena Goxhabelli.

Kjo e fundit vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022.

Posti si drejtues i IKMT u lirua pasi Ervin Hoxha do të mbajë tashmë detyrën e ministrit të Brendshëm, e cila mbahej më herët nga Taulant Balla. 

Ervin Hoxha iu bashkua kabinetit qeveritar si ministër i Brendshëm,

dallendyshe bici ervin hoxha

Sondazh

Poll