Politike

Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin e plotë të arsyetuar

Në vendimin e 10 korrikut, Kushtetuesja u shpreh se Kuvendi nuk ka zbatuar vendimin e GJK në lidhje me mandatin e ish-ministres, kur votoi për të mos dërguar raportin në Gjykatën Kushtetuese.

31 Korrik 2024, 12:25 Nga r.ll
Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin e
olta xhacka

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë të arsyetuar për mandatin e ish-ministres, Olta Xhaçka. Në vendimin e 10 korrikut, Kushtetuesja u shpreh se Kuvendi nuk ka zbatuar vendimin e GJK në lidhje me mandatin e ish-ministres, kur votoi për të mos dërguar raportin në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata konstaton se në thelb të kërkesës është vënë në diskutim fuqia detyruese e vendimit të Gjykatës që ka përcaktuar detyrimin e Kuvendit për të iniciuar një proces kushtetues të kontrollit të papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, çka ka qenë, sipas kërkuesit jo më pak se 1/10-ta e deputetëve, edhe shkaku i lindjes së mosmarrëveshjes kushtetuese mes palëve, për rrjedhojë, sipas kërkuesit jo më pak se 1/5-ta e deputetëve, ka sjellë edhe nevojën për interpretimin përfundimtar të dispozitave kushtetuese.

VENDOSI:

Pranimin pjesërisht të kërkesës.

Zgjidhjen e konfliktit/mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt jo më pak se 1/10-ta e deputetëve.

Shfuqizimin e vendimit nr. 41/2024, datë 11.04.2024 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Gjyqtarja Elsa Toska mbajti qëndrimin se kërkuesi jo më pak se 1/5-ta e deputetëve nuk legjitimohet ratione personae as si subjekt në konflikt në mosmarrëveshjen e kompetencës, as për inicimin e gjykimit kushtetues me objekt papajtueshmërinë e ushtrimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, qëndrim ky në të njëjtën linjë me qëndrimin në pakicë në vendimin nr. 2, datë 23.01.2023 të Gjykatës.

Për rrjedhojë, subjekti kushtetues jo më pak se 1/5-ta e deputetëve nuk legjitimohet as për interpretimin përfundimtar të dispozitave kushtetuese objekt kundërshtimi.

Vendim i Gjykatës Kushtetuese

Kërkues: jo më pak se 1/10-ta dhe jo më pak se 1/5-ta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Faqe 27

Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të
mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

mandati i olta xhackes gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll