Politike

Pas miratimit në Kuvend, tre ministrat e rinj dhe Balla kryejnë betimin në Presidencë

Pas leximit të dekretit, ministrat e rinj janë betuar me dorën mbi kushtetutë.

31 Korrik 2024, 10:15 Nga r.ll

Pas miratimit në Kuvend, tre ministrat e rinj dhe Balla kryejnë

TIRANË- Në presidencë u zhvillua ceremonia e betimit e tre ministrave të rinj dhe Taulant Ballës si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Pas leximit të dekretit, ministrat e rinj janë betuar me dorën mbi kushtetutë. Betimi vjen pas votimit të tyre si ministra në seancën e djeshme plenare e cila u zhvillua me tensione dhe debate.

Në Kuvend Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm me 76 vota pro. Petrit Malaj u emërua ministër i Financave me 77 vota pro. Pirro Vengu u emërua ministër i Mbrojtjes me 77 vota pro. Ndërsa Taulant Balla u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 78 vota pro.

Ndryshimet në qeveri u propozuan nga kryeministri Edi Rama në kongresin e PS të dielën.

presidenca bajram begaj ervin hoxha taulant balla petrit malaj pirro vengu

Sondazh

Poll