Aktualitet

EMRI/ Zbardhen 6 vrasje në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, në pranga dhe shefi i krimit ekonomik në Durrës

 Oficerët e policisë dyshohet se kanë siguruar kushte për të kryer vrasje.

31 Korrik 2024, 12:19 Nga I.A
EMRI/ Zbardhen 6 vrasje në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, në
Agustin Cinari

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur gjithsej 6 vrasje të ndodhura në Elbasan, Rrogozhinë si dhe Berat gjatë operacionit të sotëm. Mes personave për të cilët GJKKO ka vendosur masa sigurie janë dhe dy oficerë policie.

 Ndërkohë që bëhet me dije se në pranga ka përfunduar dhe ish-shefi i Krimeve në Pogradec dhe shefin e krimit ekonomik në Durrës Agustin Cinari. Oficerët e policisë dyshohet se kanë siguruar kushte për të kryer vrasje.

Ky operacion është për të vënë në pranga persona me precedentë penal të mëparshëm të shpallur në kërkim për vrasje, trafikim droge dhe tentativë vrasje. Deri më tani nga SPAK janë lëshuar 36 urdhëra-arreste, nga të cilat disa janë ekzekutuar nga forcat e policisë operacionale. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, që po vijon akoma. 

agustin cinari

Sondazh

Poll