Aktualitet

KLP voton dy prokurorët e rinj të SPAK, Anita Jellën dhe Bledar Maksutin

Një nga kandidatët për prokuror i SPAK ka qenë edhe Ndini Tavani, e cila nuk e kaloi me sukses procesin e verifikimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, megjithatë ky verifikim i veçante nuk e pengon prokurorin për të ushtruar detyrën në Prokurorinë e Tiranës.

31 Korrik 2024, 12:21 Nga r.ll
KLP voton dy prokurorët e rinj të SPAK, Anita Jellën dhe Bledar
spak

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme ka votuar prokurorët e rinj të SPAK. Pas verifikimit që SPAK ka bërë për Anita Jellën, ka dorëzuar raportin pranë KLP-së.

Anëtarët e KLP kanë vendosur se Jella i plotëson kushtet për të ushtruar detyrën në Prokurorinë e Posaçme. Ajo ka kaluar me sukses kontrollin për pasurinë dhe atë të verifikimit të pastërtisë së figurës. Kështu me 8 vota pro, Jella është votuar prokurorja e re e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në lidhje me kandidatin tjetër, Bledar Maksutin, Komisioni i Posaçëm në SPAK ka kryer verifikimet për pasurinë dhe pastërtinë e figurës duke theksuar se Maksuti i plotëson kushtet e sigurisë për të ushtruar detyrën në SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 8 vota pro miratoi ngritjen në detyrë për një mandat 9-vjecar të prokurorit Bledar Maksuti në SPAK.

Një nga kandidatët për prokuror i SPAK ka qenë edhe Ndini Tavani, e cila nuk e kaloi me sukses procesin e verifikimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, megjithatë ky verifikim i veçante nuk e pengon prokurorin për të ushtruar detyrën në Prokurorinë e Tiranës.

anita jella bledar maksuti spak klp

Sondazh

Poll