Aktualitet

FOTOLAJM/ 24 orët e tmerrit në Shëngjin, çfarë ka mbetur nga flakët përcëlluese që përpinë dy beachbar-e dhe çatinë e një banese, pamje nga çisterna me 5 mijë litra gaz që rrezikonte katastrofën

Së fundmi autoritetet dhe ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se intensiteti i flakëve në dy vatrat kryesore atë të Ranës së Hedhur dhe atë pranë portit janë ulur.

31 Korrik 2024, 11:57 Nga r.ll

FOTOLAJM/ 24 orët e tmerrit në Shëngjin, çfarë ka

SHËNGJIN- Banorët dhe turistët në Shëngjin në 24 orët e fundit kanë përjetuar momente tmerruese teksa shihnin që zjarri rrethoi gjithë qytetin.  Flakët shkrumbuan dy beachbar-e dhe çatinë e një banese. Gjithashtu flakët rrezikuan dhe një resort turistik ku banorët dhe zjarrfikësit ndërhynë menjëherë në shuarjen e flakëve me qëllim mos të arrinte hotelin. 

Së fundmi autoritetet dhe ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se intensiteti i flakëve në dy vatrat kryesore atë të Ranës së Hedhur dhe atë pranë portit janë ulur. Helikopteri dhe zjarrfikësit vijojnë punën në terren për shuarjen totalisht të zjarrit. Në ndihmë iu kanë ardhur edhe dy avionë Canadair nga Italia. 

Një tjetër fakt alarmues dje ishte një çisternë me 5 mijë litra gaz pranë portit që rrezikohej nga flakët. Policia urdhëroi menjëherë evakuimin e banorëve të lagjes afër portit të Shëngjinit, ku nëse nuk do prandalohej arritja e zjarrit te cisterna rrezikohej një katastrofë e vërtetë. 

zjarri ne shengjin

Sondazh

Poll