Aktualitet

Ndezi zjarr dhe flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke me shkurre, e pëson autori në Skrapar

Me rastin do të merret Prokuroria Berat.

31 Korrik 2024, 10:34 Nga S.B
Ndezi zjarr dhe flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur
foto ilustruese

SKRAPAR- Procedohet i lirë një 45-vjeçar nga Çorovoda. Mësohet se E.R 45 vjeç, ndezi zjarr në fshatin Ujnik, ku për pasojë të përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.

Me rastin do të merret Prokuroria Berat.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Ujnik dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

berat skrapar zjarr

Sondazh

Poll