Aktualitet

Protestë në aksin nacional Elbasan-Librazhd, banorët bllokojnë qarkullimin: Duam rrugën për në Mirakë!

Banorët e pesë fshatrave të kësaj zone janë izoluar dhe nuk gjejnë asnjë zgjidhje ndërsa kanë vendosur të ngrihen për të kërkuar të drejtar e tyre. Banoret i janë drejtuar ARRSH por pa marrë asnjë përgjigje për shqetësimin e tyre ndërsa kanë deklaruar se do të vijojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit duke bllokuar çdo ditë aksin nacional.

31 Korrik 2024, 09:09 Nga N.F

Protestë në aksin nacional Elbasan-Librazhd, banorët

Bllokimi i rrugës

LIBRAZHD- Ditën e sotme banorët e fshatit Mirakë kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd në shenjë protestë. Kjo protestë e tyre ka ardhur pasi gjatë ndërtimit të rrugës nuk është parashikuar rruga dytësore që hyn në fshat dukë bërë që banorët të izolohen.


Banorët e pesë fshatrave të kësaj zone janë izoluar dhe nuk gjejnë asnjë zgjidhje ndërsa kanë vendosur të ngrihen për të kërkuar të drejtar e tyre. Banoret i janë drejtuar ARRSH por pa marrë asnjë përgjigje për shqetësimin e tyre ndërsa kanë deklaruar se do të vijojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit duke bllokuar çdo ditë aksin nacional.

 

Ata bllokuan rrugën për rreth 30 minuta ndërsa mjetet që po qarkullonin u bllokuan duke shkaktuar trafik. Gjithashtu forca të shumta policie janë dërguar në vendin e protestës.

proteste mirake elbasan librazhd

Sondazh

Poll