Aktualitet

Zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, reagon policia: Një fabrikë për prodhimin e këpucëve u përfshi nga flakët

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit apo nëse ka persona të lënduar

31 Korrik 2024, 08:55 Nga r.ll
Zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, reagon policia:
zjarri

VORË- Shtëllunga të mëdha dhe të zeza tymi kanë pushtuar autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm. Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe sqaron se kishte rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve.

Policia dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit apo nëse ka persona të lënduar

NJOFTIMI I POLICIS

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

zjarr ne autostraden tirane-durres

Sondazh

Poll