Aktualitet

Rrëzohet nga lartësia punëtori në Tiranë dhe humb jetën 58-vjeçari, arrestohet administratori i firmës

Mësohet se 58-vjeçari teksa ka qenë duke punuar ka rënë nga lartësisa ku ka humbur jetën në vend. 

31 Korrik 2024, 08:57 Nga N.F
Rrëzohet nga lartësia punëtori në Tiranë dhe humb
Foto ilustruese

TIRANË- Një person ka humbur jetën ditën e djeshme në afërsi të Liqenit të Thatë. Mësohet se 58-vjeçari teksa ka qenë duke punuar ka rënë nga lartësisa ku ka humbur jetën në vend. 

Policia bën e dije se në lidhje me ngjarjen e rëndë është vënë në prnga administratori i firmës ku punonte viktima. 47-vjeçari me inicialet Dh. M akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dh. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Ditën e djeshme, në firmën në administrim nga 47-vjeçari, në afërsi të Liqenit të Thatë, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe ka humbur jetën shtetasi A. Sh.

tirane arrestim administra viktime

Sondazh

Poll