Sport

Kosova merr medaljen e dytë olimpike, ja “dhuron” Laura Fazliu!

Xhudistja shqiptare në duelin final për medaljen e bronztë u përball me kroaten Katarina Kristo të cilin arriti ta mposhtë në ‘Golden Score’.

30 Korrik 2024, 18:53 Nga DOSJA
Kosova merr medaljen e dytë olimpike, ja “dhuron” Laura Fazliu!

FRANCE – Xhudistja Laura Fazliu ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën e Parisit për Kosovën, pasi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë. Sportistja kosovare e nisi garën nga bateria e dytë pasi në të parën nuk arriti të merrte pjesë për shkak të renditjes së largët në klasifikimin botëror.

Fazliu u përball me kinezen Jing Tang të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove. Në çerekfinale Laura kishte pësuar humbje ndaj xhudistes franceze Clarisse Agbegnenou, e cila arriti të sigurojë fitoren me Ippon.

Në ndeshjen tjetër, Fazliu ia doli të triumfonte përballë kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard të cilën e mposhti pas tri gabimeve. Xhudistja shqiptare në duelin final për medaljen e bronztë u përball me kroaten Katarina Kristo të cilin arriti ta mposhtë në ‘Golden Score’.

Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën, pas të argjendtës që ka fituar Distria Krasniqi pak ditë më pare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll