Sport

Dështon dhe Grisi Koxhaku në 100 m, notari tjetër i Shqipërisë eliminohet nga Lojërat...

Notari shqiptar u rendit në vendin e pestë në baterinë e tij me kohën 52.32, kohë që nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar për më tej.

30 Korrik 2024, 16:24 Nga DOSJA
Dështon dhe Grisi Koxhaku në 100 m, notari tjetër i

FRANCE - Në ditën e sotme të Lojërave Olimpike, radhën për të konkurruar e pati notari shqiptar Grisi Koxhaku, i cili ishte pjesë e baterisë së tretë në garën e 100 metrave stil i lirë.

Notari shqiptar u rendit në vendin e pestë në baterinë e tij me kohën 52.32, kohë që nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar për më tej.

Për të vijuar garën për finalen e madhe të 100 metrave, do të kualifikohen 16 notarët me kohën më të mirë nga dhjetë bateri.

Koxhaku është notari i dytë shqiptar që eliminohet nga Lojërat Olimpike, pas Kaltra Meçës, e cila e mbylli e katërta në baterinë e parë në 200 metra për femra, stil i lirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll