Sport

Enzo Fernández u kërkon falje shokëve te Chelsea…

Mesfushori argjentinas iu bashkua skuadrës së Bluve në Shtetet e Bashkuara

30 Korrik 2024, 18:17 Nga DOSJA
Enzo Fernández u kërkon falje shokëve te Chelsea…

SHBA - Enzo Fernández u kthye në Chelsea për t'u përgatitur për sezonin e ri dhe, me të mbërritur në turneun parasezonal të klubit në Shtetet e Bashkuara, ai u kërkoi falje shokëve të skuadrës për videon e diskutueshme të publikuar pas fitores së Argjentinës në Copa América.

Sipas The Telegraph, mesfushori 23-vjeçar ka ofruar gjithashtu të bëjë një donacion të rëndësishëm për një bamirësi që lufton diskriminimin. Kujtojmë se pas fitimit të Copa America, mesfushori ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqen lojtarët argjentinas duke kënduar një këngë raciste dhe homofobike kundër skuadrës franceze.

Kapiteni i Bluve, Reece James dhe mbrojtësi francez, Axel Disasi, janë përfshirë shumë në procesin e dialogut me skuadrën e Chelseat ditët e fundit. Disasi ishte një nga lojtarët francezë që e bëri unfollow Enzon në rrjetet sociale pas incidentit. Francezi Wesley Fofana, qendërmbrojtësi i londinezëve, e përshkroi videon si "racizëm të pafrenuar".

Në një intervistë për ESPN javën e kaluar, Reece James pranoi se polemika rreth argjentinasit mund të shkaktojë fërkime në skuadrën e Chelsea, por tha se ai do ta dinte këtë vetëm kur të gjithë lojtarët të ishin bashkë.

Tani që Enzo është rikthyer në skuadër, klubi londinez shpreson që çështja të konsiderohet e mbyllur nga lojtarët. Gjithsesi duhet theksuar se lojtari i kombëtares argjentinase është ende objekt i një hetimi nga FIFA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll