Politike

Votohen sot ndryshimet në qeveri/ PD kërkon 6 orë debat, Bardhi: Kuvendi nuk mund të ketë vetëm rolin e certifikimin të vullnetit personal të Kryeministrit

Më herët kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme, e cila do të mbahet sot në orën 17:00.

30 Korrik 2024, 13:44 Nga r.ll
Votohen sot ndryshimet në qeveri/ PD kërkon 6 orë debat, Bardhi:
gazment bardhi

TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar 6 orë debat në Kuvend për ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar që u dekretuan sot nga presidenti Bajram Begaj. 

Në kërkesën zyrtare të drejtuar Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi shkruan se “Përbërja e Këshillit të Ministrave nuk është një produkt privat i Kryeministrit, që gëzon vetëm të drejtën kushtetuese të propozimit të saj, por caktimi është një ndërveprim institucional mes tre institucioneve Kryeministër-President i Republikës-Kuvendi i Shqipërisë.

Në këtë rast, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të ketë rol formal, vetëm në certifikimin e vullnetit personal të Kryeministrit, por duhet të diskutojë dhe vlerësojë në meritë propozimet dhe dekretet e ardhura. 

Duke qenë se jemi përpara ndryshimit të përbërjes së Këshillit të Ministrave, që nënkupton një përbërje të re të tij, në përputhje me nenet 12, 46, 48 dhe 110 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë që shqyrtimi i Dekreteve të Presidentit që ndryshojnë përbërjen e Këshillit të Ministrave t’i nënshtrohen debatit parlamentar, prej 6 orësh, të ndarë në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare."

Votohen sot ndryshimet në qeveri/ PD kërkon 6 orë debat, Bardhi:

Më herët kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme, e cila do të mbahet sot në orën 17:00. Seanca e posaçme zhvillohet pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi ndryshimet e propozuara nga kryeministri Edi Rama.  Përveç ministrave të rinj në seancë do të votohet edhe kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila zëvendëson Nikollën në detyrë. 

gazment bardhi seance plenare 30 korrik 2024

Sondazh

Poll