Politike

Pas dekretimit të ndryshimeve në qeveri, Nikolla njofton zhvillimin e seancës së posaçme në Kuvend në orën 17:00

Përveç ministrave të rinj në seancë do të votohet edhe kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila zëvendëson Nikollën në detyrë. 

30 Korrik 2024, 13:29 Nga r.ll

 

Pas dekretimit të ndryshimeve në qeveri, Nikolla njofton zhvillimin e
lindita nikolla

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme, e cila do të mbahet sot në orën 17:00. Seanca e posaçme zhvillohet pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi ndryshimet e propozuara nga kryeministri Edi Rama. 

Përveç ministrave të rinj në seancë do të votohet edhe kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila zëvendëson Nikollën në detyrë. 

Pas dekretimit të ndryshimeve në qeveri, Nikolla njofton zhvillimin e

Begaj dekretoi shkarkimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm dhe emërimi i Ervin Hoxhës. U dekretua shkarkimi i Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes dhe emërimin e Pirro Vëngut. Presidenti ka dekretuar shkarkimin e Ervin Metes si ministër i Financave dhe emërimi i Petrit Malajt. Gjithashtu është dekretuar shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe emërimi i Taulant Ballës. 

seance plenare 30 korrik 2024

Sondazh

Poll