Aktualitet

Përkeqësohet situata e zjarreve në Shëngjin/ Flakët u afrohen resorteve tek Rana e Hedhun, digjen disa çadra

Ndërkohë pushues dhe punonjës të resortit po përpiqen të heqin çadrat e tjera prej kashte që të mos përfshihen nga flakët.

30 Korrik 2024, 15:15 Nga E. D
Përkeqësohet situata e zjarreve në Shëngjin/ Flakët u
pamje nga zjarri

SHËNGJIN- Situata me zjarrin te Ranën e Hedhun në Shëngjin po paraqitet mjaft kritike. Bëhet me dije se gjatë orëver të fundit flakët kanë përfshirë edhe çadrat dhe zjarri po përfshin rrethimin e një resorti. Ndërkohë pushues dhe punonjës të resortit po përpiqen të heqin çadrat e tjera prej kashte që të mos përfshihen nga flakët.

Situata te Rana e Hedhun është përkeqësuar gjatë natës pasi vatra e zjarrit u riaktivizua dhe u zgjerua më shumë. Gjendja paraqitet kritike për biznesat dhe banesat pranë, ndërsa turistët dhe banorët janë evakuuar. Helikopteri ndodhet në terren që në orën 07:00, dhe gjithashtu janë 20 makina zjarrfikëse me personelin përkatës. Raportohet se në ndihmë kanë ardhur zjarrfikës nga Tirana, Lezhë, Mirdita, Kamëz.

zjarr ne shengjin

Sondazh

Poll