30 Korrik 2024, 14:49
Nga S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen gjashtë të tjerë në Korçë. Mësohet se është arrestuar 20-vjeçari E.T, pasi ka kultivuar bimë kanabisi në një lagje të Korçës.
Ndërkohë janë proceduar penalisht gjashtë përsona kryesisht për vjedhje, shpërndarja e fotove e të dhënave të disa personave në rrjetet sociale, vendosja e çadrave pa leje, dhuna ndaj të miturit si dhe shkaktimi i aksidentit. Me rastet do të merret Prokuroria Korçë.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin E. T., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike në lagjen nr. 6, Korçë.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.07.2024, në lagjen nr. 7 Korçë, ka vjedhur disa steka me cigare dhe një shumë parash.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin R. K., 44 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka shpërndarë të dhëna dhe foto të disa shtetasve, në rrjetet sociale.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
- Sh. A., 64 vjeç, banues në Maliq, pasi u kap duke vendosur disa çadra për zhvillim aktiviteti tregtar, pa lejen përkatëse;
- M. B., 40 vjeç, banues në Fshat-Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë një shtetas të mitur.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet ne Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit O. K., 47 vjeç, banues në Korçë dhe Ç. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, automjetet që drejtonin janë përplasur dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë 5 shtetas, pasagjerë nga të dyja automjetet.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
korce kanabis vjedhje
Aktualitet
30 Korrik 2024, 14:41
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një pasuri me vlerë rreth 600 mijë euro i është sekuestruar një shqiptari nga autoritetet italian...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 14:36
r.ll
aurel zarka
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me arrestimin e kreut të Prokurorisë së Vlorë...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 14:33
r.ll
zjarri
SHËNGJIN- Përkeqësohet situata nga zjarret në Shëngjin. Flakët vijojnë të përhapen dhe janë afruar...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 14:11
S.B
foto ilustruese
FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të luajtshme të një 26-vjeçari. Mësoh...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 14:03
N.F
Ndini Tavani
TIRANË- Komisioni i SPAK nuk e ka certifikuar Ndini Tavanin i cili nuk ka mundur të marrë detyrën si prokuror në...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 13:01
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite burg Ilir Kapetanin, ish-zyrtarin e Agjencisë së Trajtimit të...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 13:00
I.A
Lojerat olimpike
TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me shqetësim cenimin dhe përdhosjen e vlerave unive...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 12:56
S.B
foto ilustruese
FIER- Gjykata e Fierit ka dënuar me 20 muaj shërbim prove të dashurën e të penduarit të drejtësis&e...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 12:46
N.F
Dritan Dajti
ELBASAN- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës në gjykatën e Elbasanit për Dritan Dajti i cili kë...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 12:40
r.ll
prokuroria
GJIROKASTËR- Një person është arrestuar në Gjirokastër, pasi akuzohet për falsifikim të dokumente ...