4 orët e tmerrit, dalin FOTOT e 17-vjeçarit Ramë Lala nën rrënoja, saldatori : I ra 2 herë të fikët (VD)
10 Dhjetor 2019, 19:06Nga DOSJA
Një telefonatë e përgjegjësit të grupit në portin e Durrësit bëri që të gjithë punëtorët aty, mëngjesin e 26 nëntorit, të gjëndeshin përballë një situate aspak të zakontë për ta. Të vendosur përpara një banese të rrenuar, harruan profesionin, por vunë zemrën në punë, e njëri prej tyrë sot është arsyeja e fortë pse Ramë Lala nuk u mposht nga tragjedia e asaj nate.
Rruzhdi Gripshi, babai i futbollistit të klubit të Skëndërbeut, Nazmi Gripshi, prej një jete punon në portin e Durrësit. Vendosi të qëndronte në hije duke mos kërkuar vëmëndje për gjithcka pa apo dëgjoi, por njeriu i cili kaloi 4 orë nën rrënoja për të dalë nga aty me Ramë Lalën ka padyshim shumë për të treguar.
‘’Morëm veglat që duheshin dhe u nisëm aty ku na përcaktuan, banesën ku gjetëm Ramë Lalën. Mendova përderisa zoti ka lënë gjallë nga 9 veta këtë djalë atëhere as mua nuk do më gjente gjë. Biseduam për 4 orë me të dhe më pyeti për pjetarët e tjerë të familjes, i thashë që të gjithë kanë dalë, tani është radha jote. Dy herë i ranë të fikët dhe për ta mbajtur sa më gjallë realizonim edhe foto, i thoja që t’i bënim që ai ti kishte kujtim. Pasi dolëm nga rrënojat u largova së bashku me mikun tim, nuk ndenja për lavderime sepse veprova me zemër’’, rrëfen Gripshi për Top Channel.
Ai nuk do e harrojë kurrë gjithcka i ndodhi, madje për ta kujtuar gjithmonë do ta ndihmojë dhe fotoja “selfie” që ka me Ramë Lalën në ato kushte të vështira, në atë çast e realizuar për të shpërqëndruar djalin 17 vjeçar, por tani padyshim për të shënjuar jetën e tij.
TIRANË- Policia e Shtetit ka vijaur operacionet e riatdhesimit për azilantët që kanë qenë në Francë. Në një njoftim për mediat, Policia ka bërë me dije se ...
ELBASAN- Një 51- vjeçare ka rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohet se me mjetin e saj tip ‘Fiat’ është përplasur në aksin rrugor me mjetin tip ‘Volksë...
Aktualitet10 Dhjetor 2019, 18:20
SHKOZË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen Greku, e cila është strehur në banesën e saj të re. Gjatë vizitës në banesën e tyre, Rama është përqëndr...
TIRANË– Paketa anti-shpfije e qeverisë e cila ndodhet në parlament për miratim ka nxitur një valë të re reagimesh kundërshtuese nga shoqatat e gazeta...
TIRANË– Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka shkuar për të vizituar familjen Greku, e cila humbi 3 persona në tragjedinë e 26 nëntorit. Gjatë vizitës ...
BRINDISI– Guardia di Finanza ka kapur dhe sekuestruar 300 kg kanabis sativa, e cila vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacionin krahinën e Puglias.Gja...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg tre femra të akuzuara për një vepër penale jo të zakontë në Shqipëri, atë të “pornografisë”.Ato janë fajë...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zbuloi në rubrikën “Opinion”, në Neës24, se si është aktualisht gjendja shëndetësore e Ramë Lal...
Ledio Braho, avokati i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e sheh si një proces të montuar politikisht gjyqin në ngarkim të klientit të tij pë...
TIRANË– Letra e vogëlushes Klea Pushi dedikuar Forcave të Armatosura pas tërmetit të fuqishëm të 26 Nëntorit, u bë menjëherë virale.E ftuar në “Ftesë në 5”...