Aktualitet

Fëmija 5 vjeç humbi jetën në aksident, Policia arreston 51-vjeçaren në Elbasan

10 Dhjetor 2019, 18:28 Nga DOSJA
Fëmija 5 vjeç humbi jetën në aksident, Policia arreston

ELBASAN- Një 51- vjeçare ka rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohet se me mjetin e saj tip ‘Fiat’ është përplasur në aksin rrugor me mjetin tip ‘Volksëagen’ dhe si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një fëmijë 5-vjeçar.

Sipas njoftimit nga Policia e Elbasanit, bëhet me sije se në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasen K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin, për veprën penale, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasja K.L., duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në aksin rrugor Elbasan- Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H.S., banues në Elbasan. Për pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën drejtuesja e mjetit ” Fiat” si dhe ka humbur jetën pasagjeri shtetasi L.S., 5 vjeç, banues në Peqin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, shtohet më tej në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan arrestohet 51-vjeçarja vdes femija ne aksident aksident ne elbasan arrestohet 51-vjeçarja vdes femija ne aksident

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2019, 18:20

SHKOZË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen Greku, e cila është strehur në banesën e saj të re. Gjatë vizitës në banesën e tyre, Rama është përqëndr...