Aktualitet

“Djali im luan me forca të errëta”, Rama viziton familjen Greku, biseda interesante me vajzën e vogël: Do takosh Zahon,

10 Dhjetor 2019, 18:04 Nga DOSJA
“Djali im luan me forca të errëta”, Rama viziton familjen

TIRANË– Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka shkuar për të vizituar familjen Greku, e cila humbi 3 persona në tragjedinë e 26 nëntorit. Gjatë vizitës në banesën e re ku është strehuar familja, Rama ka përqëndruar gjithë vëmëndjen e tij në dy fëmijët e vegjël të të vetmit të mbijetuar të familjes.  

Vajza e vogël është ulur pranë kreut të qeverisë dhe i ka treguar dhuratën që ajo donte për Vitin e Ri, ndërsa Rama i ka premtuar se do ta prezantonte me të birin. 

PJESË NGA BISEDA:

Rama: Qenke shumë e mirë
Vajza: Gocë mo
Rama: Aaaa mke dal aty ku dua. Kam edhe unë një çun të vogël ashtu kështu si ti
Vajza: Kaq të vogël?
Rama: Kam edhe një gocë po e kam të madhe, kam edhe një çun të madh. Do të prezantoj ndonjë ditë me Zahon se jemi dhe komshinj
Vajza: Edhe unë të vij sa herë të dua 

Rama: Çfarë ke dëshirë të sjellë plaku i vitit të ri?
Vogëlushja: Kukull të madhe
Edi Rama: Do ta porosisim një kukull të madhe
Vogëlushja: Dua dy kukulla Elsa dhe Ana…
Rama: Do na prezantosh ndonjë ditë me Elsën dhe Anën. Se ai çuni im merret me Spidermanat me këto forcat e errëta.

Në bisedë e sipër, e mitura gjithashtu është u shpreh se si ishte ndjerë në momentin kur ka marrë vesh për lajmin, por është ngushëlluar nga i ati.  

Në tërmetin e 26 nëntorit, familja Greku mbeti nën rrënojat e pallatit në Thumanë. Humbën jetën Pëllumb, Çelike dhe Sajmir Greku. Të vetmit që shpëtuan ishte djali i madh i familjes, i cili ndodhej në Francë dhe gruaja e Saimir, që kishte shkuar bashkë me vajzën për vizitë tek prindërit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama familja greku tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama familja greku tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll