Aktualitet

10 Dhjetor 2019, 18:20 Nga DOSJA

SHKOZË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen Greku, e cila është strehur në banesën e saj të re. Gjatë vizitës në banesën e tyre, Rama është përqëndruar shumicën e kohës tek vajza e vogël e familjes, e cila i tregoi çfarë kishte ndjerë kur kishte marrë vesh lajmin.

Me pafajsinë e moshës, 6-vjeçarja tha se ishte tronditur kur mori vesh çfarë kishte ndodhur dhe se i donte gjyshërit pranë saj.

PJESË NGA BISEDA:

Vajza: Unë u trondita shumë kur mora vesh për tërmetin. Për nënën dhe gjyshin që nuk i kam më.

I ati: Si të ka thënë babi ty?

Vajza: Janë lart në qiell. I mban Zoti. Po unë i dua këtu

Rama: Do vijnë në ëndërr

Vajza: I kam parë 100 herë po unë i dua këtu.

Gjatë vizitës së Ramës, i cili shoqërohej nga kryebashkiaku Erion Veliaj, e mitura i ka treguar dhuratën që ajo donte për Vitin e Ri, ndërsa numri një i maxhorancës i foli për familjen e tij. 

Në tërmetin e 26 nëntorit, familja Greku mbeti nën rrënojat e pallatit në Thumanë. Humbën jetën Pëllumb, Çelike dhe Sajmir Greku. Të vetmit që shpëtuan ishte djali i madh i familjes, i cili ndodhej në Francë dhe gruaja e Saimir, që kishte shkuar bashkë me vajzën për vizitë tek prindërit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama edi rama ne shkoze familja greku tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama edi rama ne shkoze familja greku tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll