Politike

Hapet gara për Portin në Porto Romano, Rama: Kapitull i ri për vendin! E larguam nga qyteti, ishte zonë e errët e veprimtarive kriminale

Ai shtoi se e larguan poritn nga qyteti pasi porti ishte një plagë mjedisore dhe se gjithë ai kaos për shumë vite ka qenë një zonë e errët e veprimtarive të paligjshme dhe kriminale. Rama shtoi se në bashkërendim me NATO janë duke punuar për financimin e zonës ushtarake pranë këtij porti, duke i shtuar kështu projektit edhe rëndësinë që lidhet me sigurinë, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe më gjerë.

30 Korrik 2024, 11:58 Nga N.F
Hapet gara për Portin në Porto Romano, Rama: Kapitull i ri për
Rama

DURRËS- Ditën e sotme është hapur gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Ed Rama i cili tha se është një nga projektet më të rëndësishme strategjike për Shqipërinë dhe rajonin. Gjatë fjalës së tij Rama tha se ky projekt ka një garanci shumë të madhe dhe porti është një kapitull i ri për Shqipërin. 

Ai shtoi se e larguan poritn nga qyteti pasi porti ishte një plagë mjedisore dhe se gjithë ai kaos për shumë vite ka qenë një zonë e errët e veprimtarive të paligjshme dhe kriminale. Rama shtoi se në bashkërendim me NATO janë duke punuar për financimin e zonës ushtarake pranë këtij porti, duke i shtuar kështu projektit edhe rëndësinë që lidhet me sigurinë, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe më gjerë.

“Është një histori më e gjatë sesa dëshira dhe limitet e durimit pasi qytetarët dëgjojnë dhe presin. Durimi e para nuk është ndër virtytet e shqiptarëve dhe e dyta, në kohet tona është një nga mallrat më të rrallë. Shqiptarët kanë zgjedhur që ky vend të bëhet më në fund pjesë e familjes së bashkuar të vendeve të lira dhe demokratike.

E shkuara është një barrë shumë e madhe, e shkuara jonë është njësoj si porti i Durrësit në qendër të qytetit. Një port që është një plagë, plagë mjedisore, një plagë fizike që ka bërë në vazhdimësi dëm të madh për perspektivën dhe imazhin, por edhe një plagë në aspektin socio-ekonomik sepse e dimë shumë mirë se gjithë ai kaos për shumë vite ka qenë një zonë e errët e veprimtarive të paligjshme dhe kriminale," tha ai.

edi rama porti ne porto romano

Sondazh

Poll