Politike

Dekretohen ndryshimet e reja në qeveri, pasditen e sotme mbahet seanca e posaçme në Kuvend

Dekretimet i hapin rrugë zhvillimit të seancës së posaçme plenare në Kuvend pasditen e sotme. Në seancë pritet të kryejnë betimin ministrat e rinj dhe Elisa Spiropali si kryetare e re e Kuvendit. 

30 Korrik 2024, 11:39 Nga r.ll
Dekretohen ndryshimet e reja në qeveri, pasditen e sotme mbahet seanca e
foto ilustruese

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet e reja në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.

U dekretua shkarkimi i Taulant Ballës si ministër i Brendshëm dhe emërimi i Ervin Hoxhës. U dekretua shkarkimi i Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes dhe emërimin e Pirro Vëngut. Presidenti ka dekretuar shkarkimin e Ervin Metes si ministër i Financave dhe emërimi i Petrit Malajt. Gjithashtu është dekretuar shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe emërimi i Taulant Ballës. 

Dekretimet i hapin rrugë zhvillimit të seancës së posaçme plenare në Kuvend pasditen e sotme. Në seancë pritet të kryejnë betimin ministrat e rinj dhe Elisa Spiropali si kryetare e re e Kuvendit. 

NJOFTIM PËR SHTYP

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave.

Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024:

Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Taulant Balla;

Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Niko Peleshi;

Shkarkimin e Ministrit të Financave, z. Ervin Mete;

Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali;

Emërimin e Ministrit të Brendshëm, z. Ervin Hoxha;

Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Pirro Vëngu;

Emërimin e Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj;

Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla.

Dekretimet i hapin rrugë zhvillimit të seancës së posaçme plenare në Kuvend pasditen e sotme. Në seancë pritet të kryejnë betimin ministrat e rinj dhe Elisa Spiropali si kryetare e re e Kuvendit. 

bajram begaj ndryshimet ne qeveri

Sondazh

Poll