30 Korrik 2024, 11:26
Nga N.F
Berisha dhe Malltezi
TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mësohet se seanca në GJKKO për Berishën është parashikuar të mbahet në orën 14:00. Avokatët e Berishës kanë parashtruar dy kërkesa për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e akteve dhe revokimin e masës. Në seancën e mëparshme Prokuroria i ka vendosur ne dispozicion pa pagese, fashikujt hetimore nëpërmjet postës elektronike.
Lideri i opozitës, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie" për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie. Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.
sali berisha malltezi seance gjyqesore
Politike
30 Korrik 2024, 11:05
r.ll
omonia
HIMARË- Komuniteti i minoritetit grek në Himarë, "OMONIA" ka komentuar një deklaratë të kandidatit socialist për ...
Politike
30 Korrik 2024, 11:03
N.F
Tavo
HIMARË- Edhe pak ditë dhe himariotët do të shkojnë drejt qendrave të votimit në zgjedhjet e pjeseshme për...
Politike
30 Korrik 2024, 11:05
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën Administrative, ku do të shqyrtohet kërkesa e Fredi B...
Politike
30 Korrik 2024, 10:29
r.ll
jon asuli, ilir beqaj
TIRANË- Pas arrestimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt me urdhër të SPAK, ...
Politike
30 Korrik 2024, 07:51
r.ll
TIRANË- Pasditen e sotme në orën 18:00 pritet të mbahet seanca e posaçme plenare për ndryshimet në qeveri të cilat u...
Politike
30 Korrik 2024, 07:20
N.F
Rama
TIRANË- Ndryshimet e fundit në qeverinë “Rama 3” prekën përsëri një ndër ministritë që d...
Politike
29 Korrik 2024, 22:55
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-krahu i djathë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka bërë një deklaratë të fortë se dikush ...
Politike
29 Korrik 2024, 22:46
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka treguar një rast që sipas tij ka ndodhur me ish-Ministrin e Financave Evrin M...
Politike
29 Korrik 2024, 22:46
M.B
Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo
TIRANA- Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Himarës, ka folur pak ...
Politike
29 Korrik 2024, 22:38
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin se ka korruptuar ish-zyrtarin e lart...