Politike

U shty prej mosdekretimit nga presidenti, mbahet sot në Kuvend seanca e posaçme plenare për ndryshimet e reja në qeveri

Pas dekretimit nga Begaj në Kuvend pritet të bëhet betimi i Elisa Spiropalit si kryetare e Kuvendit dhe ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

30 Korrik 2024, 07:51 Nga r.ll
U shty prej mosdekretimit nga presidenti, mbahet sot në Kuvend seanca e

TIRANË- Pasditen e sotme në orën 18:00 pritet të mbahet seanca e posaçme plenare për ndryshimet në qeveri të cilat u lajmëruan ditën e djeshme nga kryeministri Rama gjatë Kongresit të PS-së.

Seanca ishte parashikuar të mbahej ditën e djeshme, por u shty për shkak se presidenti Bajram Begaj nuk kishte dekretuar lëvizjet dhe emërimet e reja në qeveri. 

Pas dekretimit nga Begaj në Kuvend pritet të bëhet betimi i Elisa Spiropalit si kryetare e Kuvendit dhe ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Ndryshimet në qeveri dhe PS

Elisa Spiropali – ikën nga posti i ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikolla

Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha – Emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla – Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu -Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi –  Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit – Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

kuvendi

Sondazh

Poll