Politike

Zgjedhjet në Himarë/ Vangjel Tavo ironi me kundërshtarin: Nëse Gjikuria nuk kthehet në SHBA, e ftoj të bëhet nënkryetar i Bashkisë!

 Tavo deklaroi me tone ironike, se nëse Gjikurisë i "dhimbset Himara", të mos largohet drejt SHBA-ve, por të qëndrojë atje edhe pas humbjes së zgjedhjeve dhe t'i bashkohet ekipit të tij, si nënkryetar. 

29 Korrik 2024, 22:46 Nga M.B
Zgjedhjet në Himarë/ Vangjel Tavo ironi me kundërshtarin:
Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo

TIRANA- Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Himarës, ka folur pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në 4 gusht. Vangjel Tavo, deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV se e fton kundërshtarin e tij, Petro Gjikuria, të bëhet nënkryetar i Bashkisë pas zgjedhjeve, nëse do të qëndrojë në Himarë dhe nuk do të largohet sërish drejt SHBA-ve, nga ku ka ardhur për të kandiduar. Tavo deklaroi me tone ironike, se nëse Gjikurisë i "dhimbset Himara", të mos largohet drejt SHBA-ve, por të qëndrojë atje edhe pas humbjes së zgjedhjeve dhe t'i bashkohet ekipit të tij, si nënkryetar. 

"Nëse zoti Gjikuria humbet zgjedhjet, që është e sigurtë që do t'i humbasë, në datën 5 gusht, meqenëse i dhimbset Himara, në datën 5 do të kthehet në Amerikë apo do të rrijë në Himarë të kontribojë? Nëse do ti interesonte Himara, Dhërmiu, dhe do të rrijë në Shqipëri, jam gati ta ftoj sot nëpërmjet studios tuaj, që jo vetëm të rrijë por të jetë pjesë e stafit tim, të bëhet nënkryetar i Bashkisë së Himarës", tha Tavo. 

Pjesë nga biseda: 

Pyetje: Kam dëgjuar që sjellja e Gjikurisë nuk ka ndonjë ndryshim nga kandidati i kaluar Beleri. Ndoshta jam gabim. Çfarë dini ju? Ka ekstremistë që kanë ardhur nga Greqia apo jo?

Tavo: Nuk ka asgjë të keqe të vijnë mbështetësit e gjithësecilit të votojnë për alternativën më të mirë. Ardhja nuk duhet parë si diçka që po ndodh dhe ndodh vetëm në Himarë. Kur kam qenë kandidat në Gjirokastër, kam sjellë njerëz nga Greqia dhe është normale, nuk është komentuar ndonjëherë si në Himarë.

Pyetje: Ai sot të ka çuar në SPAK, që ke marrë nga Dropulli banorë dhe i ke transferuar në zonë.

Tavo: E para njëherë as më shqetëson fare. Sot më thanë që ka ndodhur. Nuk kam kohë të merrem me çfarë thotë dhe bën rivali. Unë merrem me njerëzit, ai mund të bëjë çfarë të dojë. Nëse do të ma ndalonte Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor, që të ikja nga Gjirokastra dhe të vija në Himarë, atëherë do të shkoja në SPAK. Nuk kam parë ndonjëherë padi siç ishte ajo, që më thanë se ishte pa patur objekt. Nuk ka rëndësi fare, e bëjnë më shumë për luftë mediatike. Tjetra, për të mobilizuar elektoratin e tyre, sepse e kanë kuptuar që janë të humbur dhe pretendojnë se duke bërë veprime të tilla, mund të mobilizojnë elektoratin.

Pyetje: Po Gjikuria ku është me banim? Se ai të ka kallëzuar ty

Tavo: Ai është në Amerikë, por është nga Dhërmiu dhe nuk e ka humbur vendbanimin e Dhërmiut, e ka patjetër, nuk krijon pengesë për kandidimin e tij. Është diçka që nuk ka vlerë as të komentohet, as lëvizja ime, është totalisht kushtetuese dhe ligjore dhe as ardhja e tij nga Amerika. Problemi është që ai vjen nga Amerika dhe vjen me tezën që do të shpëtoj Himarën nga Amerika… Unë e vlerësoj shumë një njeri që lë punët e tij dhe vjen për të mbështetur Himarën, do ta vlerësoja. Nëse zoti GJikuria humbet zgjedhejt, që është e sigurtë që do t'i humbasë, në datën 5 gusht, meqenëse i dhimbset Himara, në datën 5 do të kthehet në Amerikë apo do të rrijë në Himarë të kontribojë? Nëse do t'i interesonte Himara, Dhërmiu, dhe do të rrijë në Shqipëri, jam gati ta ftoj sot nëpërmjet studios tuaj, që jo vetëm të rrijë por të jetë pjesë e stafit tim, të bëhet nënkryetar i Bashkisë së Himarës. Nëse do të kontribojë për Himarën, ka vend për çdo njeri./ TPZ.al

vangjel tavo

Sondazh

Poll