Sport

“Paris 2024”/ Akil Gjakova me ndeshje fantastike, futet në zonën e medaljeve…

Akil Gjakova e ka nisur aventurën në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo për Kosovën.

29 Korrik 2024, 14:36 Nga DOSJA
“Paris 2024”/ Akil Gjakova me ndeshje fantastike, futet në

FRANCE - Kundërshtari i parë i xhudistit Akil Gjakova ishte braziliani Daniel Cargnin. Mundësi kosovar ka fituar ndeshjen e parë, pasi mposhti brazilianin me Ippon, duke treguar formë të mire sportive dhe kaluar në rrethin tjetër.

Akil Gjakova ka përfunduar me sukses edhe garën e tij të dytë në Lojërat Olimpike në Paris. Xhudisti kosovar arriti që në raundin e dytë të mposhtë austriakun Samuel Gassner për të vazhduar misionin drejt medaljes olimpike. Edhe këtë duel Gjakova e fitoi me Ippon ndaj austrikaut, i cili ishte kundërshtar mjaft i papërshtatshëm.

Akil Gjakova tani do të garojë në çerekfinale të Lojërave Olimpike dhe është në pozicion të favorshëm për të pretenduar edhe për një medalje olimpike që do të ishte e dyta për Kosovën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll