Sport

Nico Williams ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, Barcelona nuk do ta besojë!...

Te Barcelona duhet të presin për të siguruar shërbimet e Nico Williams. Sulmuesi i majtë shkëlqeu në sezonin e fundit me Athletic Bilbaon, skuadër me të cilën fitoi Kupën e Mbretit.

29 Korrik 2024, 12:41 Nga DOSJA
Nico Williams ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, Barcelona

SPANJE - Sulmuesi 22-vjeçari u konfirmua edhe në Euro 2024, kompeticion ku shfaqi gjithë klasin dhe potencialin që zotëron, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shpalljen kampione të Spanjës.

Barcelona e ka piketuar prej kohësh heroin e iberikëve, por Nico Williams nuk ka ndërmend të lëvizë nga baskët.

Bilbao është skuadra e tij e zemrës dhe sulmuesi nuk preferon ta braktisë. Të paktën edhe për një sezon. Anësori i majtë dëshiron të luajë në Europa League me ekipin e Ernesto Valverdes bashkë me vëllain e tij Inaki Williams.

Klauzola e Nicos është 60 mln. euro, ndërkohë që drejtuesit katalanas janë gati t’i japin klubit bask 70 mln. në total për të refuzuar ofertat e të tjerëve. PSG dhe Chelsea po ndjekin me kujdes situatën, por futbollisti preferon të mos lëvizë nga La Liga.

Fokusi tjetër i Barcelonës për momentin është zhvendosur te Dani Olmo, një tjetër kampion Europe me Spanjën. Mesfushori i avancuar pëlqehet shumë nga tekniku Hansi Flick dhe drejtuesit po punojnë për të gjetur një marrëveshje me homologët e Leipzigut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll