Politike

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, procesi i identifikimit të zgjedhësve do të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike PEI

Zgjedhjet do të mbahen në datën 4 gusht ndërsa procesi i identifikimit të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI), në të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë.

29 Korrik 2024, 13:39 Nga N.F
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, procesi i identifikimit të
Komisioni Rregullator

HIMARË- Komisioni Rregullator vendosi sot me pesë vota pro që në zgjedhjet e pjesshme në Himarë do të aplikohet identifikimi elektronik i zgjedhësve. Zgjedhjet do të mbahen në datën 4 gusht ndërsa procesi i identifikimit të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI), në të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë.


Në zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë kandidojnë 2 kandidatë, kandidati i propozuar nga Partia Socialiste Vangjel Tavo dhe kandidati i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.

komisioni rregullator himare

Sondazh

Poll