Politike

FOTO/ Mbledhja e kryesisë së PS, deputetët mbledhin firmat për propozimin e Spiropalit si kryetare e Kuvendit

Sipas raportimeve më shumë se 30 deputetë kanë firmosur për propozimin si kryetare Kuvendi Elisa Spiropalin.

29 Korrik 2024, 13:39 Nga r.ll
FOTO/ Mbledhja e kryesisë së PS, deputetët mbledhin firmat
pamje nga mbledhja

TIRANË- Paraditen e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e kryesisë. Fokusi i mbledhjes ishte fjalimi i Ramës para deputetëve të tij, ku sqaroi dhe argumentoi vendimin që e çoi në disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Ndërkohë janë publikuar disa foto nga mbledhja. Sipas raportimeve më shumë se 30 deputetë kanë firmosur për propozimin si kryetare Kuvendi Elisa Spiropalin.

FOTO/ Mbledhja e kryesisë së PS, deputetët mbledhin firmat

Në mbledhjen e paradites Rama ka prezantuar tre ministrat e rinj, atë të Mbrojtjes, Brendshëm dhe të financave që do drejtojnë insitucionet përkatëse deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Po ashtu sipas raportimeve Rama ka falenderuar Taulant Ballën, Niko Peleshin dhe Ervin Meten për kontributin e tyre në krye të këtyre ministrive, ndërkohë që ka vijuar edhe sot të jetë kritik me deputetët.  Rama mësohet të ketë thënë se ka deputetë që nuk e kanë merituar votën e socialistëve për të shkuar në Parlament, dhe ka shtuar se nga sot deri në prillin e vitit të ardhshëm deputetët do të jenë në test për një vend në listat e kandidatëve për deputetë.

Po ashtu kreu i PS sqaroi dhe faktin se pse u shty seanca plenare e Kuvendit që ishte parashikuar që të mbahej sot në orën 18:00. Shkak i shtyrjes për nesër në 18:00 ishte mosdekretimi ende e vendimeve të Ramës nga ana e presidentit.

kryesia e ps elisa spiropali

Sondazh

Poll