Aktualitet

‘Kam vetëm 1 shtëpi dhe garazh pa letra’/ Prokurori i dosjeve të nxehta ‘zbërthehet’ para KPK: Kam 2 kredi (RREFIMI)

10 Dhjetor 2019, 10:19 Nga DOSJA
‘Kam vetëm 1 shtëpi dhe garazh pa letra’/ Prokurori i

TIRANË– Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka deklaruar përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se nga puna e tij ka arritur të blejë vetëm një shtëpi dhe një garazh. Sipas gazetarit Elton Qyno, Martini mësohet të jetë shprehur se shtëpinë e ka marrë me dy kredi, jo sepse donte të bëhej i pasur por sepse donte të banonte në një shtëpi në një zonë që ishte në influencën e policisë. Martini shton më tej se ka dashur të jetojë në një zonë që është nën ruajtjen e policisë pasi ka pasur frikë për familjen e tij për shkak të kërcënimeve që ka marrë, për shkak të detyrës. Transferimin në Shkodër, ai e klasifikon të paligjshëm.

Jam transferuar ne Shkodër me një vendim të paligjshëm. Nga gjithë puna ime kam vetëm një shtëpi dhe një garazh, që ende se kam marrë me letra. E kam marrë shtëpinë me dy kredi, pasi nuk doja te bëhesha i pasur por të blija një shtëpi në një zonë që ishte në influencën e policisë. Unë jam një prokuror që kam marrë shume kërcënime dhe sot e kësaj dite jam në ruajtje nga policia. Ju kam dorëzuar vendimet e ruajtjes. Me qira kam qëndruar pranë komisariatit nr.1 në Tiranë, vetëm për faktin që të kem garanci për sigurinë dhe familjen time,“- mësohet të ketë thënë Martini.

Prokurori Anton Martini kërkon konfirmimin në detyrë pas përballjes me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.  Sipas deklarimit të tij sot para KPK, Martini është shprehur se nuk ka bërë asnjë shkelje. KPK vendimin përfundimtar do ta japë më datë 12 dhjetor, ditë e enjte.

Procesi i vettingut për Martinin po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja. Anton Martini njihet si prokurori që përmes një dëshmitari të mbrojtur, siç ishte Adriatik Coli zbërtheu një nga bandat kriminale më potente në vend, atë të Durrësit me në krye Lul Berishën. 

I lakuar si prokurori që hetoi bandat, ai u kthye në një histori suksesi atëherë kur goditi Bandën e Cërrikut dhe hetoi Lazaratin, përfshirë edhe vrasjen e ish-efektivit Basha. Aktualisht në duar, Martini ka dosjen e nxehtë të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje ku vdiq shoferi i tij, Andi Maloku si dhe u plagos Pëllumb Ymeri, i njohur ndryshe si‘Rrumi’. 

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla e transferoi Martinin në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, në vitin 2015, ndërsa Arta Marku në kohën e riktheu në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2018.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anton martini anton martini para kpk anton martini anton martini para kpk

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2019, 09:59

TIRANË– Pedagogu Klement Qerimi ka pësuar dëme të mëdha nga ana shëndetësore pas tërmetit të 26 nëntorit. Tragjedia që përveçse e la pa banesë (pasi...