Aktualitet

Përmbyset trajleri i ngarkuar me krom në Kalimash, humb jetën drejtuesi i mjetit

Nga të dhënat e para mësohet se viktima është identifikuar si S. Lugja dhe ishte shofer e një firme që shfrytëzon kromin në Kalimash.

29 Korrik 2024, 09:33 Nga r.ll
Përmbyset trajleri i ngarkuar me krom në Kalimash, humb jetën
foto ilustruese

KALIMASH- Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Kalimash. Sipas informacioneve është përmbysur një trajler i ngarkuar me krom dhe si pasojë ka ndërruar jetën drejtuesi i mjetit.

Sipas informacioneve, 31-vjeçari ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi, por ka humbur kontrollin.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima është identifikuar si S. Lugja dhe ishte shofer e një firme që shfrytëzon kromin në Kalimash.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident me kalimash

Sondazh

Poll