Aktualitet

Dhunuan një person dhe i dëmtuan automjetin, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë, shpallet në kërkim xhaxhai i tij

Policia po punon për kapjen e 47-vjeçarit.

29 Korrik 2024, 08:34 Nga r.ll
Dhunuan një person dhe i dëmtuan automjetin, arrestohet
foto ilustruese

VLORË- Një 28-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ka dhunuar fizikisht një 36-vjeçar dhe i ka dëmtuar makinën me sende të forta.

Lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim edhe xhaxhai i tij 47 vjeç, banues në fshatin Panaja. Policia po punon për kapjen e tij. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Selevec”, fshati Hoshtimë, Vlorë, një shtetas ishte dhunuar fizikisht dhe i kishin dëmtuar automjetin me sende të forta, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i informacioneve të marra, nga Forca e Posaçme Shqiponja u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 28 vjeç, banues në fshatin Panaja.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit L. B., 47 vjeç, (xhaxhai i shtetasit K. B.) banues në fshatin Panaja.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin O. A., 36 vjeç, banues në Panaja, si dhe i kanë dëmtuar me sende të forta automjetin e tij tip “Alfa Romeo”, të parkuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

policia e vlores

Sondazh

Poll