Aktualitet

Arrestohet me urdhër të SPAK drejtori i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, në pranga dhe dy të tjerë

Për të njëjtin hetim që ka çuar në arrestimin e Zarkës, janë lëshuar masa sigurie edhe për 3 persona të tjerë, mes të cilëve një ish-oficere e Policisë Gjyqësore dhe një avokat.

29 Korrik 2024, 08:49 Nga r.ll
Arrestohet me urdhër të SPAK drejtori i Prokurorisë së
aurel zarka

VLORË- Është vënë në pranga drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Për të njëjtin hetim që ka çuar në arrestimin e Zarkës, janë lëshuar masa sigurie edhe për 3 persona të tjerë, mes të cilëve një ish-oficere e Policisë Gjyqësore dhe një avokat.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK, ndërsa pritet një reagim zyrtar lidhur me arsyet që është kryeprokurori është vënë në pranga.

Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.

 

aurel zarka prokuroria e vlores

Sondazh

Poll