Aktualitet

Agravon sherri në Pogradec, plagoset me thikë 15-vjeçari, shoqërohet në polici autori i mitur

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes të plagosurit dhe një 13 -vjeçari i cili ky i fundit e ka dëmtuar me thikë. 

28 Korrik 2024, 22:22 Nga N.F
Agravon sherri në Pogradec, plagoset me thikë 15-vjeçari,
Foto ilustruese

POGRADEC- Një 15-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në Pogradec. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes të plagosurit dhe një 13 -vjeçari i cili ky i fundit e ka dëmtuar me thikë. 

Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur rreth orës 20:50 ndërsa i mituri është paraqiutr për të marrë ndihmë mjekësorire në spitalin e Pogradecit. Gjithashtu bëhet me dije se autori i plagosjes, 13-vjeçari është shoqëruar në polici.

Njoftimi i plotë:

Pogradec/ Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore një 15 vjeçar, banues në Pogradec, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar.

15 vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 13 vjeçarin i cili do shoqërohet në Komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.

pogradec plagosje

Sondazh

Poll