Aktualitet

Në pranga me urdhër të SPAK, zbardhen EMRAT e tre personave që u arrestuan bashkë me kryeprokurorin e Vlorës

Ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK lidhur me rastin dhe akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve, dyshohet se personat e mësipërm kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim.

29 Korrik 2024, 09:13 Nga r.ll
Në pranga me urdhër të SPAK, zbardhen EMRAT e tre personave
spak

VLORË- Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka është vënë në pranga pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme. Bashkë me Zarkën në pranga janë vënë edhe: Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollë te Magjistraturës, ish-oficere policise gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Hetuese në BKH, aktualisht magjistrate, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi.

Ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK lidhur me rastin dhe akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve, dyshohet se personat e mësipërm kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim. Gjithashtu sipas informacioneve bëhet me dije se SPAK ka sekuestruar disa dosje në Prokurorinë e Vlorës.

eriona dautaj aurel zarka redovan cela astrit vladi

Sondazh

Poll