Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë Anita Jellën, drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit

10 Dhjetor 2019, 10:54 Nga DOSJA
KPK konfirmon në detyrë Anita Jellën, drejtuesen e

Tiranë-  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, Anita Jellën, drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit. Trupa gjyqësore e përbërë nga Xhensila Pine, Etleva Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit.

Kush është Anita Jella?

Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007. Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua drejtuese e Prokurorisë së Durrësit nga kryeprokurorja Arta Marku.

Javë e ngjeshur për KPK. Shkarkohet nga detyra gjyqtari Fatri Islamaj, konfirmohet Klodian Kurushi. Kalon me sukses rrjetën e Vettingut edhe prokurori Genti Xholi. Para KPK del sot edhe prokurori Anton Martini.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kpk konfirmon në detyrë anita jella vettingu kpk konfirmon në detyrë anita jella vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2019, 09:59

TIRANË– Pedagogu Klement Qerimi ka pësuar dëme të mëdha nga ana shëndetësore pas tërmetit të 26 nëntorit. Tragjedia që përveçse e la pa banesë (pasi...