28 Korrik 2024, 10:43
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit janë raportuar 29 vatra zjarri.
Aktualisht po punohet për izolimin e flakëve në fushën e mbetjeve në Vlorë, nga forcat e pushtetit vendor dhe qëndror. Në Shëngjin bëhet me dije se flakët vijojnë me intensitet të ulët dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Po ashtu po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Peraj, bashkia Has i cili si pasojë e erës së fortë ka kaluar nga territori i bashkisë Tropojë si dhe në fshatin Rrjoll, të bashkisë Shkodër, zjarr i cili vijon me intesitet të ulët. Forcat e Armatosura, nën kooordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në ato zona ku është kërkuar ndërhyrja e tyre.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit janë raportuar 29 vatra zjarri.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 23 vatrave.
Vijon puna për izolimin e plotë të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë, nga forcat e pushtetit vendor dhe qëndror.
Vatrat e zjarrit në fshatin Malecaj dhe Torovicë të bashkisë Lezhë, sot vijojnë me intesitet të ulët dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Po ashtu është shmangur tërësisht rreziku për banesat nga vatra e zjarrit në malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë, i cili pasditen e djeshme mori përmasa të menjëhershme për shkak të erës së fortë. Pas ndërhyrjes së forcave operacionale të bashkisë Lezhë, të mbështetura nga bashkia Tiranë dhe Forcat e Armatosura vatra është nën kontroll, por vijon puna nga forcat operacionale vendore dhe efektivë të FA.
Po ashtu po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Peraj, bashkia Has i cili si pasojë e erës së fortë ka kaluar nga territori i bashkisë Tropojë si dhe në fshatin Rrjoll, të bashkisë Shkodër, zjarr i cili vijon me intesitet të ulët. Forcat e Armatosura, nën kooordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në ato zona ku është kërkuar ndërhyrja e tyre.
ministria e mbrojtjes zjarret ne vend
Aktualitet
28 Korrik 2024, 10:17
r.ll
zjarri dhe bashkia
VLORË- Vijon edhe sot aktive prej disa ditësh zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë. Situata sa vjen dhe p&...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 10:06
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Është identifikuar një nga autorët e vënies së eksplozivit në orët e para të m&e...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 10:00
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka njoftuar paraditen e sotme se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojn&...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 09:13
r.ll
zjarri
SHËNGJIN- Një zjarr masiv përfshiu ditën e djeshme malin pranë portit në Shëngjin, ndërsa vijon të jet&...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 08:00
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Dy makina janë djegur gjatë natës në Shkodër. Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur n&eu...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 07:29
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Thyerja e rekordit të vizitorëve të huaj për tre vite rresht duket se krijoi vetëbesimin se Shqip&eum...
Aktualitet
28 Korrik 2024, 07:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajro...
Aktualitet
27 Korrik 2024, 22:28
r.ll
foto ilustruese
POGRADEC- Një konflikt mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit. Gjatë sherrit mes t...
Aktualitet
27 Korrik 2024, 20:58
S.B
foto ilustruese
TROPOJË- Trupi i pajetë i alpinistit nga Kosova i cili humbi jetën pasi ra nga lartësia është nxjerr&eum...