Aktualitet

Shpërthim gjatë natës në Shkodër, i vendoset lëndë plasëse banesës së një personi

Nga informacionet paraprake, raportohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

28 Korrik 2024, 07:29 Nga r.ll
Shpërthim gjatë natës në Shkodër, i vendoset
foto ilustruese

SHKODËR- Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele pranë banese në Shkodër.

Sasia e vogël e lëndës plasëse është hedhur rreth orës 03:36, pranë derës së banesës  të shtetasit  R. G. Nga informacionet paraprake, raportohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë derës së banesës  të shtetasit  R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë   të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë   vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

shperthim ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Korrik 2024, 07:23 r.ll

Kërcimi i çmimeve, lëkund turizmin

foto ilustruese TIRANË- Thyerja e rekordit të vizitorëve të huaj për tre vite rresht duket se krijoi vetëbesimin se Shqip&eum...