Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve aktiv prej disa ditësh/ Tymi mbulon gjithë zonën, qytetarët me pankarta te bashkia e Vlorës: Duam turizëm, jo torturizëm

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa sot para bashkisë së Vlorës është shvilluar një miniprotestë me pankarta të vendosura në hyrje të institucionit. 

28 Korrik 2024, 10:17 Nga r.ll
Zjarri në fushën e mbetjeve aktiv prej disa ditësh/ Tymi mbulon
zjarri dhe bashkia

VLORË- Vijon edhe sot aktive prej disa ditësh zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë. Situata sa vjen dhe përkeqësohet ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë zonën duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe pushuesve duke qenë edhe periudha e sezonit turistik. 

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa sot para bashkisë së Vlorës është shvilluar një miniprotestë me pankarta të vendosura në hyrje të institucionit. 

Në pankarta shkruhen mesazhe të ndryshme, si: "Duam turizëm jo torturizëm", "Jo djegies", "Dua t'i rris fëmijët në Vlorë, mos e digjni të ardhmen e tyre"

zjarri ne vlore bashkia e vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Korrik 2024, 07:23 r.ll

Kërcimi i çmimeve, lëkund turizmin

foto ilustruese TIRANË- Thyerja e rekordit të vizitorëve të huaj për tre vite rresht duket se krijoi vetëbesimin se Shqip&eum...