Aktualitet

Numrit të vendeve iu shtohet edhe Tajlanda, lista me 99 shtete ku shqiptarët mund të lëvizin pa viza

Hasani shprehet se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

28 Korrik 2024, 10:00 Nga r.ll
Numrit të vendeve iu shtohet edhe Tajlanda, lista me 99 shtete ku
foto ilustruese

TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka njoftuar paraditen e sotme se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë edhe në Tajlandë pa viza, që e çon në 99 numrin e shteteve që nuk kërkojnë vizë.

Përmes një postimi në Facebook, Hasani shprehet se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

“Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën. Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, thuhet në postim.

tajlande levizje pa viza

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Korrik 2024, 07:23 r.ll

Kërcimi i çmimeve, lëkund turizmin

foto ilustruese TIRANË- Thyerja e rekordit të vizitorëve të huaj për tre vite rresht duket se krijoi vetëbesimin se Shqip&eum...